Armir Grima, do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të femrave. Pas dorëheqjes së trajnerit Altin Rraklli, sot është prezantuar zëvendësuesi e tij.
 
Zëdhënësja e shtypit Jona Dervishi, ka prezantuar trajnerin e ri Armir Grima dhe ndihmësin e tij Vioresin Sinani.
  
Armir Grima dhe Vioresin Sinani janë dy ish futbollistë të njohur të Vllaznisë, të aktivizuar edhe me ekipin kombëtar. I pari portier dhe i dyti sulmues dhe golashënues i njohur. Prej sot, ata do të marrin drejtimin e skuadrës.



d.b/shqiptarja.com