Kombëtarja e la, Kastrati i shënon
dy gola Dinamos së Zagrebit

Kombëtarja e la, Kastrati i shënon<br />dy gola Dinamos së Zagrebit<br>
Dinamo e Zagrebit nuk humbte të paktën prej 10 vitesh me Lokomotivën e Zagrebit, por në ndeshjen e fundit ajo që është skuadra satelit e ekipit të njohur kroat, i ka shkaktuar humbjen më të thellë në vitet e fundit, 1-4. Në këtë fitore historike, dy gola u shënuan nga mbrojtësi shqiptar Lirim Kastrati, që shënoi golin e dytë dhe të katërt të fitores 4-1. 19-vjeçari luan me përfaqësuesen e Kosovës, por pak vite më parë ishte pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.

Kastratit nuk iu dhanë hapësirat e nevojshme dhe më pas nuk u grumbullua më me kuqezinjtë dhe ai zgjodhi vendlindjen e tij Kosovën. Tani, në moshën 19 vjeçare, Kastrati sërish nuk është në vëmendjen e Shqipërisë, edhe mundësitë janë që ai të jetë sërish, pasi disponon edhe pasaportën shqiptare. Dygolëshi i fundit i djaloshit ndaj Dinamos së Zagrebit mund të shërbejë për t’i dhënë edhe njëherë tjetër shansin dhe mbase një ditë të jetë pjesë e Kombëtares. 

Çështja titull është hapur në Kroaci, duke qenë se Dinamo ka vetëm 6 pikë më shumë sesa Hajduku i Splitit dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatet e titullit kampion.Lokomotiva e Zagrebit, ku luan Lirim Kastrati,  është një skuadër satelit e gjigantit kroat, ndaj edhe triumfi ishte si thyerja e “mallkimit”. Më parë për Lokomotivën e Zagrebit ka luajtur edhe mesfushori I Kombëtares shqiptare, Eros Grezda.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament