Kombëtarja, FSHF shpall
axhendën kuqezi të Europianit

Kombëtarja, FSHF shpall<br />axhendën kuqezi të Europianit
Trajneri Gianni De Biasi dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë sot publike axhendë e Kombëtares për fazën përgatitore që do të zhvillohet në prag të Europianit në Austri dhe Itali dhe gjithashtu dhe programin e kuqezinjve gjatë zhvillimit të kompeticionit kontinental.

Grumbulli i përfaqësueses do të nisë me datë 23 maj në Austri, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë fazën përgatitore në krahinën e Badëaltersdorf, që është një lokalitet i preferuar i skuadrës angleze të Arsenalit por dhe ekipit italian të Romës, ndërsa në vitin 2012 në të njëjtin vend u përgatit për fazën finale të Europianit dhe Kombëtarja e Cekisë. Gjatë kësaj periudhë kombëtarja do t’i nënshtrohet 2 seancave stërvitore në ditë, ndërsa në orën 12:00 do të ketë cdo ditë dhe një konferencë për shtyp.

Më datë 29 maj është programuar dhe miqësorja e parë me Katarin që do të luhet në Austri, ku kuqezinjtë do të qëndrojnë deri më datë 2 qershor përpara se të nisen për në Itali, pasi një ditë më pas do të përballen në stadiumin e Bergamos me Ukrainën në orën 20:30.

Me datë 4 qershor kombëtarja do të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore, kurse data 5 qershor do të jetë pushim. Drejt grumbullimti të tyre për në fazën finale të Europianit kuqezinjtë do të nisen me datë 6 qershor dhe do të akomodohen në hotelin L’agape të lokalitet Perros Guirec. Dhe gjatë europianit trajneri ka programuar 2 seanca stërvitopre në ditë dhe 1 konferencë për shtyp.

Një ditë përpara 3 ndeshjeve të progrmuara, në datat 11, 16, dhe 19 qershor kombëtarja do të udhëtojë nga aeroporti i “Lammion” drejt destinacioneve Lens, Marsejë dhe Lion për të luajtur tre takimet e fazës së grupit, për t’u kthyer menjëherë më pas në Peros Guirec pas përfundimit të sfidave.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)