Kombëtarja humb në Gjeorgji
Çani shënon golin e vetëm

Kombëtarja humb në Gjeorgji<br />Çani shënon golin e vetëm
TBILISI – Kombëtarja shqiptare është përballuar sot në Gjeorgji në një ndeshje miqësore me kombëtaren e këtij vendi. Pas 90 minutave loje të rregullt ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 për vendin prites. Goli i vetëm për ekipin kuqezi është shënuar nga Edgar Junior Cani, babai i të cilit, Edgari është prej dy javësh një prej protagonistëve të reality – Show, Big Brothers 5.
Çani ka shënuar në minutën e tretë të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë kanë qenë gjeorgjianët të cilët kanë shënuar, përkatësisht në minutën e 47 dhe të 88.
Kjo e sotmja ka qenë ndeshja e parë për trajnerin e ri të kombëtares, italianin Gianni Di Biasi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan