Kombëtarja humbet 5 pozicione në
FIFA, Migjen Basha pranë Zvicrës

Kombëtarja humbet 5 pozicione në<br />FIFA, Migjen Basha pranë Zvicrës
Shqipëria vazhdon të humbasë pozicione në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Në renditjen e fundit që është publikuar nga UEFA, Shqipëria zbret në vendin e 63 duke humbur 5 pozicione në renditje. Edhe pse Shqipëria, por edhe shumë kombëtare të tjera nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje në këtë periudhë, shkak për këtë zbritje në renditje është bërë zhvillimi i Kupave të Afrikës dhe Azisë.

Me 548 pikët e grumbulluara Shqipëria lë pas në renditje Malin e Zi, por edhe ekipe të tjera me emër. Ndërsa Armenia, që është kundërshtari i radhës i Shqipërisë për eliminatoret e 2016 ndodhet në vendin e 74. Përsa i përket kryesimit, Gjermania vazhdon të udhëheqë bindshëm me 1729 pikë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.

Migjen Basha
Lojtari i ekipit kombëtar të futbollit, Migjen Basha duket se do të ndryshojë ekip këtë verë, pasi nuk po kalon një moment të mirë në Itali te Torino, pasi këtë edicion nuk ka luajtur. Lajmi për interesimin e zviceranëve të Grashopers për Bashën e japin media helvete.

Tashmë bisedimet raportohet se kanë nisur mes menaxherit të lojtarit dhe klubit dhe marrëveshja duket se nuk do të jetë larg. Basha shikohet si zëvendësues ideal i boshnjakut Salatic që mund të largohet nga Grashopers. Ndërsa interesimi për lojtarin nuk mohohet as nga drejtuesit e ekipit zviceran që e kanë në listën e preferencave kosovarin. Lojtari nuk ka gjetur vend edhe në ekipin kombëtar këtë edicion të eliminatoreve për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur larg fushës, por pjesa e dytë e edicionit pritet që të jetë ndryshe për mesfushorin.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni