Kombëtarja, merkato dhe dëmtime 
De Biasi ‘dhimbje koke’ për mbrojtjen

Kombëtarja, merkato dhe dëmtime <br />De Biasi ‘dhimbje koke’ për mbrojtjen
Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në një moment delikat kur duhen edhe pak ditë nga transferta më e vështirë e ndeshjeve eliminatore të mbetura. Kuqezinjtë udhëtojnë më datë 4 Shtator në Danimarkë për ndeshjen e kthimit me shumë probleme.

Në prag të sfidës reparti me më shumë probleme për Shqipërinë është mbrojtja, pasi disa lojtarë janë të dëmtuar, ndërsa disa ende nuk kanë gjetur ekipin e ri për të nisur edicionin.

Duke nisur nga kapiteni Lorik Cana, i cili prej disa javësh ishte pa ekip, si pasojë e shkëputjes fillimisht nga Lazio, ndërsa vetëm ditët e fundit ka filluar sërish negociatat për ribashkimin edhe të paktën për një edicion tjetër, pasi dështoi për të arritur një marrëveshje në Gjermani dhe Katar.

Cana është një pikë mjaft e rëndësishme referimi në kombëtare dhe fakti që këtë verë nuk është stërvitur rregullisht nuk është një ogur i mirë para dy ndeshjeve më të rëndësishme. Dyshes së qendrës i bashkohet, Mavraj. Kosovari pas problemeve që u mbyllën me ndërhyrjen kirurgjikale në fund të edicionit ende nuk është rikuperuar plotësisht duke qenë në pikëpyetje të madhe.

Dëmtimit të Mërgim Mavrajt iu bashkua edhe Debatik Curri pak ditë më parë që përsëri pësoi një dëmtim që do ta mbajë larg fushës për 4 muaj. Përpos lojtarëve të dëmtuar i riu Ajeti është pa skuadër, pasi nuk ka konkretizuar akoma asnjë marrëveshje me klubet e interesuara.

Ndërsa Andi Lila vetëm pak ditë më parë iu bashkua Skënderbeut pas paralajmërimit të De Biasit që mund të humbte vendin e titullarit. Shpresohet për një rikuperim të Tefik Osmanit, mbrojtësi pjesë e Skënderbeut vazhdon përgatitjet intensive, por vështirë se do të arrijë hapjen e kampionatit dhe kombëtaren. Kështu trajneri De Biasi ka nisur që të bëjë llogaritë pasi nga ndeshjet me Danimarkën me 4 Shtator dhe me Portugalinë më 7 Shtator na ndajnë edhe pak ditë.

Merkato nga Lejani te Çani e Memushaj
Sipas prestigjiozes franceze L’Equipe, Ermir Lenjani mund të ndryshojë ekip, por jo kampionat, pasi është vendosur në radarët e ekipit të Nantes. Kosovari duket se do të largohet nga Rene, pas aventurës thuajse të dështuar edhe pse mbërriti me shumë bujë dhe pritej shumë në fushë.

Problemet me ambientimin dhe dëmtimet në fillim bënë që kosovari të mos dilte në lojën e tij. Në ‘ajër’ është edhe Etrit Berisha, portieri i Lacios përmes një interviste për medit italiane shprehet se kërkon më shumë minuta për të qëndruar. Duke parë që në kampionat vendin e titullarit e ka Marketi, Berisha shpreson vetëm te kualifikimi në grupet e Champions në të kundërt largohet. Një tjetër lojtar shqiptar që po kërkohet me ngulm në Itali nga disa ekipe është edhe Ledian Memushaj.

Empoli është vendosur në sulm për shqiptarin, por Pescara kërkon që të marrë maksimumin nga kartoni i vlonjatit. Jo më pak probleme është situata edhe e Edgar Çanit, pas aventurës së dështuar te Lidsi në Angli pritet rikthimi në Itali, Ternana e Crotone e duan, sulmuesi i refuzon.

Sulmuesi përjashto ndeshjet e para që luajti me kombëtaren kuqezi, pjesën tjetër ka qenë në hije të plotë duke rezultuar dështim. Ekipet në kampionatin italian i ka ndryshuar disa herë para dhe pas kthimit nga Polonia, por sërish nuk ka arritur të gjejë formën e dikurshme. Sulmuesi ka humbur formacionin e parë me kombëtaren, ndërsa pritet reagimi në edicionin e ri.

 
Spanjollët vlerësojnë Shqipërinë
Arritjet e kombëtares shqiptare kanë bërë jehonë edhe në Spanjë, rival i kuqezinjve për Botërorin e 2018. Gazetari spanjoll Javier Minguez i ka shkruar një artikull italianit të kuqezinjve “De Biasi vazhdon të bëjë histori me Shqipërinë, pasi mundi në start Cristiano Ronaldon.

Ish-trajneri i Levantes e ngjiti kombëtaren shqiptare në vendin e 22-të të renditjes mujore të FIFA-s, sipër Francës. Kombëtarja e vogël nga Ballkani është në luftë dhe me shumë opsione për t’u kualifikuar në finalet e “Euro 2016”, mundësitë e Shqipërisë për t’u kualifikuar për Kampionatin Evropian janë reale”shkruan ai.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore