Kombëtarja miqësore me Katarin
luhet përsëri në Austri më 29 maj

Kombëtarja miqësore me Katarin<br />luhet përsëri në Austri më 29 maj
Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin maj. Në kuadrin e përgatitjeve për finalet e Europianit Francë 2016, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore. Kundërshtari i rradhës do të jetë Katari. Takimi do të luhet përsëri në Austri më datë 29 maj. Qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kapfenberg.

Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë. Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje, pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare, në ditët në vazhdim.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të