Kombëtarja prezanton fanellat e
reja për Europianin "Francë 2016"

Kombëtarja prezanton fanellat e<br />reja për Europianin "Francë 2016"
Kombëtarja ka prezantuar fanellat e reja “Macron” me të cilat do të luajë në Europianin e ardhshëm. Në një ceremoni të organizuar në sallën e Universitetit të Arteve mes shumë të pranishmëve futbollistët prezantuan të treja fanellat e personalizuara.

E para tradicionale kuq e zi e dyta e bardhe dhe e treta e zezë. Për trajnerin De Biasi tashmë është një mision më i vështirë dhe ai kërkon të qëndrohet me këmbë në tokë. Kapiteni Lorik Cana premton se futbollistët do ta nderojnë fanellën e re.

"Së pari shpresoj që fanella e re t'ju pëlqeje ashtu siç na ka pëlqyer ne, dhe premtoj se do ta nderojmë fanellën e re, tha kapiteni Cana.

Për Presidentin Armand Duka ajo çka arritën futbollistët është e madhe por ai kërkon një tjetër sforco në Francë:

"Nëse në Francë 2016 do ta çoni akoma më tej, atëherë do na bëni edhe më shumë krenarë", u shpreh Duka. 

Kombëtarja teston veten të shtunën me Austrinë në miqësoren e Vjenës dhe më pas do luajë edhe ndaj Luksemburgut me fanellat e reja.

fanellat e reja te kombetares
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)