Ka humbur 3-1 në miqësoren e “luksit”, kundër Italisë kombëtarja shqiptare U-19. Ekipi ynë është ndeshur në Romë kundër homologëve italianë sot në orën 14.30. Italianët kanë kaluar dy herë në avantazh duke kryesuar me rezultatin 2-0. Në fundin e pjesës së dytë, në minutën e 89 Lokaj ka shënuar duke shkurtuar diferencën e golave.
Por kjo ka qenë e pamjaftueshme, madje italianët janë kundërpërgjigjur me një gol tjetër shënuar në minutën e 91 me një goditje 11-metërshi, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 3-1 në favor të tyre.
Kjo është ndeshja e parë miqësore e ekipit U-19, që drejtohet nga Altin Lala, pas eliminatoreve në grup të Kampionatit Europian, që u zhvilluan muajin e kaluar në Portugali dhe ku Shqipëria ishte në të njëjtin grup me vendasit Danimarkën dhe Uellsin.
/Shqiptarja.com