"Kombësia", Dule kundërshton
vendimin e Gjykatës Kushtetuese

vendimin e Gjykatës Kushtetuese">
Disa ditë pas publikimt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin e gjendjes civile ku u shfuqizua termi “ Kombësi” Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar duke kundërshtuar vendimin Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se do ta çojë këtë çështje në Gjykatën e Stransburgut.

Në vendimin e marre disa dite më pare, Gjykata Kushtetuese vendos shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të termit “kombësi” në nenet e ligjit “për gjendjen civile”. Sipas vendimit të kësaj Gjykate, termi ‘kombësi’ në ligjin "për gjendjen civile" është i papajtueshëm, pasi bie në kundërshtim me nenet 20 dhe 35 të Kushtetutës.

Në bazë të parashikimeve të nenit 20 të Kushtetutës, shteti nuk duhet të ndërhyjë duke vendosur detyrim ligjor për personat që u përkasin pakicave kombëtare që të shprehin përkatësinë e tyre etnike. Ndërsa me ligjin “për gjendjen civile”, elementi “kombësi” është përcaktuar si element përbërës i gjendjes civile të një shtetasi shqiptar, duke detyruar çdo shtetas shqiptar të deklarojë kombësinë e tij, që do të evidentohet në regjistrat e gjendjes civile.

Gjithashtu edhe në bazë të nenit 35 të Kushtetutës, i cili parashikon mospublikimin e të dhënave personale, sipas Gjykatës shkakton një devijim nga parimi kushtetues i mosdetyrimit të bërjes publike të të dhënave personale, ku përfshihen dhe të dhënat personale “sensitive”

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik