Kombëtarja, Basha dhe Guri optimistë: Ja strategjia si mund të mposhtim Izraelin

Kombëtarja, Basha dhe Guri optimistë: Ja strategjia si mund të mposhtim Izraelin

Sidrit Guri dhe Migjen Basha

Migjen Basha e Sidrit Guri ishin dy futbollistët që dolën sot përpara mediave në vigjilje të ndeshjes zyrtare eliminatore me Izraelin në 7 shtator në Elbasan, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Rikthimi i Bashës është një armë më shumë për skuadrën në një kohë që vetë ai mendon se rezultatet e fundit nuk janë aspak realiteti që ka kjo skuadër brenda saj:

Për mua është një nder që jam rikthyer, pasi kam munguar për një periudhë gati një-vjeçare. Në lidhje me formën e skuadrës ne kemi reaguar gjithnjë kur kemi pasur probleme, kujtojmë këtu rastin pas humbjes së Luksemburgut. Duhet të reagojmë sa më parë, pasi nuk jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur. Duhet parasysh edhe fakti që në skuadër gjatë ndeshjeve të fundit ka patur edhe lojtarë të rinj që trajneri ka dashur t’i provojë dhe mund të them se nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Në këtë skuadër vlen eksperienca e gjithkujt dhe jo vetëm e imja.

E rëndësishme është që lojtarët të jenë gati të japin më të mirën e tyre në çdo moment për Kombëtaren. Jam i sigurtë që edhe këtë herë do t’ia dalim. Natyrisht na duhet dhe pak fat e eksperiencë për të marrë një rezultat të mirë ndaj Izraelit. E dimë që kundërshtari është një rival shumë i fortë. Jemi një ekip i çuditshëm, mund të humbim me këdo, por mund të marrim rezultate pozitive me të gjithë, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën. Sa i përket tifozëve unë jam i sigurtë që do jenë të pranishëm. Duhet të shikojmë përpara. Janë ndeshje të rëndësishme, ia dimë vlerën

Migjen Basha

Ndërkaq, për Gurin rëndësi ka shumë arritja e rezultatit për skuadrën, teksa në lidhje me golin, ai është i qetë dhe mendon se do të vijë shumë shpejt.

Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare. Do të mundohem të jap maksimumin dhe ta meritoj fanellën kuqezi.  Gjithsecili që fiton kombëtaren ka peshën dhe duhet të japë maksimumin e tij. Nuk vi në kombëtare që të them se është një xhiro. Unë vij që të jap maksimumin tim. Duam të ecim sa më shumë dhe parësore nuk është goli im, por arritja e objektivave me kombëtaren. Janë ndeshje shumë domethënëse për ne dhe do të japim më të mirën tonë. Nuk janë më ato miqësore, por do të jemi shumë më ndryshe. Kur luajmë në fushën tonë kemi edhe tifozët, dhe ndiejmë një peshë më të madhe sepse futbolli për tifozë luhet dhe besoj se do të jenë aty për ne të premten. Nuk duhet të kujtojnë më ndeshjet miqësore, por të shohin përpara

Sidrit Guri

Ekipi kombëtar stërvitjen e parë e realizon të hënën pasdite në orën 17.30, në Durrës. Shqipëria merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës