Kombëtarja, De Biasi: Na duhet 
ende punë por shenjat janë të mira

Kombëtarja, De Biasi: Na duhet <br />ende punë por shenjat janë të mira
TIRANË - Në përfundim te miqësoreve me Austrinë e Luksemburgun, që shërbyen si testi gjeneral përpara Euro 2016, trajneri i kombëtares vlerëson testet e zhvilluara. Gianni De Biasi në këto du ndeshje vlerësoi gjendjen e të gjithë kontingjentit të lojtarëve në dispozicion. “Ishin dy ndeshje të ndryshme të luajtura në kushte të ndryshme. Ndjej keqardhje për mënyrën se si zbritëm në fushë ndaj Austrisë, ku në 20-25 minutat e para të pjesës së parë luajtëm në një mënyrë që nuk është e jona dhe më tej pësimi i dy golave të thjeshtë që mund të evitoheshin pa problem. Skuadra më pas dha përgjigje pozitive në fundin e pjesës së parë ashtu edhe në pjesën e dytë dhe në sfidën me Luksemburgun, ku në pjesën e dytë ishim në avantazh numerik pas kartonit të kuq të portierit, që na mohoi golin e parë.

Gjithsesi ndeshja do të kishte shkuar në të njëjtën mënyrë. Jam i kënaqur, pasi fusha në Luksemburg ishte vërtetë në gjendje të keqe, ku lojtarët kishin vështirësi të ruanin ekuilibrin, por skuadra arriti gjithsesi të luante. Ndryshimet ishin të gjitha të llogaritura, pasi duhej t’i provoja, t’i shihja lojtarët dhe të kuptonim se çfarë do të ishin në gjendje të bënin. Mendoj se përgjigjet ishin pozitive”. Trajneri nuk pranon të flasë për 23 lojtarët që do të marrë në Francë, por tregon çfarë i nevojitet kombëtares të jetë gati për Europianin.

“Nuk duhet të harrojmë, që kemi bërë hapa gjigandë gjatë këtyre viteve të fundit. Përpos kualifikimit në Europian, skuadra ka identitet, është një ekip i ri dhe me perspektivë. Në Luksemburg aktivizuam edhe Rashicën, që nga pikëpamja e perspektivës është mjaft i mirë, sepse ende nuk është as 20 vjeç. Të gjitha shenjat janë të mira që kjo rrugë e nisur, të jetë ajo e duhura. Për të qenë gati për Europianin nevojitet që në Maj të arrijmë me bateritë e karikuara. Të përpiqemi të punojmë mirë në Austri gjatë grumbullimit.

Më pas të vazhdojmë të luajmë shanset tona. Të zbresim në fushë pa presion të tepruar dhe të vetëdijshëm që gjithçka do të bëjmë do të jetë në funksion të të gjithë popullit shqiptar, atyre në Atdhe dhe atyre që jetojnë në emigrim, të cilët janë të shumtë dhe që na ndoqën me entuziazëm edhe në këto dy miqësore”. Në fund trajneri  kuqezinjve ka folur edhe për tifozët dhe kundërshtarët. “Entuziazmi do të jetë shumë i madh në Francë. Tifozët tanë nuk do të mungojnë asnjëherë për të mbështetur skuadrën që ka bërë diçka të rëndësishme. Gjithmonë më mahnisin dhe më kënaqin tifozët që mbështesin djemtë tanë. Kriza te Zvicra? Ndoshta u fsheh. Edhe ne u munduam të humbisnim me Austrinë, për të treguar që nuk kemi kualitet”, tha Gianni De Biasi.

Shqipëria me fanellën më të bukur në Euro 2016 sipas europianëve
Një sondazh i realizuar në faqen sportive gjermane Sport1, ka vlerësuar fanellën e kombëtares shqiptare si më të bukurën në Euro 2016. Bluza e re e futbollistëve tanë, e cila u prezantua vetëm dy muaj më parë mori 26,000 vota, e ndjekur nga Turqia me 24,000 vota dhe në vend të tretë u rendit Gjermania me 4,600 vota. Në fanellën e kombëtares shqiptare është dizajnuar simboli i shqiponjës nga Glon Bakalli dhe ka fituar vendin e pestë si uniforma më e shtrenjtë. Në të janë shkruar edhe disa vargje që supozohet të motivojnë dhe frymëzojnë personat që i mbajnë veshur.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)