Kombëtarja e femrave/ Shqipëria fiton 1-2 me Estoninë, kërkohet vendi i parë në grup

Kombëtarja e femrave/ Shqipëria fiton 1-2 me Estoninë, kërkohet vendi i parë në grup

Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll fitoi 1-2 në udhëtim kundër Estonisë, sfidë e vlefshme për Ligën C në kualifikueseve të Euro 2025. Për javën e tretë të ndeshjeve, vajzat e Armir Grimës shënuan pas vetëm shtatë minutash me Berishën, ndërsa Himanen barazoi në pjesën e parë.

Kur u mendua se skuadrat do ndanin pikët, ishte një gol i Qëndresa Krasniqit në 90+2 që do i jepte fitoren vajzave kuqezi. Pas kësaj fitoreje, kreu i FSHF-së Armand Duka falenderoi vajzat.

"Përgëzime Kombëtares së vajzave. Një fitore me shumë vlera ajo e Kombëtares sonë të vajzave ndaj Estonisë në transfertë me rezultatin 1-2. Besimi deri në fund për të fituar u shpërblye dhe tani na duhet angazhim maksimal të martën kundër Luksemburgut në "Elbasan Arena". Inkurajoj vajzat tona para kësaj sfide dhe pres që tifozët në Elbasan të jenë në mbështetje të skuadrës në këtë ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup", shkruan Duka.

Ndeshja e radhës është kundër Luksemburgut më 4 qershor në "Elbasan Arena" dhe vajzat tona kërkojnë vendin e parë.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?