Kombëtarja shqiptare e futsallës ka marrë sot fitoren e parë në grupin 1 të kualifikueseve të Europianit ku luan për herë, me kundërshtarë tejet të vështirë. Kuqezinjtë e Erind Resulit janë hakmarrë ndaj Danimarkës, e cila të mërkurën i mposhti 1-3. Po në sallën e sportit ‘Feti Borova’ kuqezinjtë ia kanë dalë 3-2, falë Selmanajt i cili ishte në superformë dhe realizoi ‘dopietë’. Ndërkohë goli i dytë, që i dërgoi shifrat përkohësisht në 2-0 u shënua nga Halimi.
Në sekondat e fundit pati jo pak ankth, pasi kuqezinjtë rrezikonin të shkaktonin penallti dhe të shpërdoronin një rezultat që më herët ishte 3-0. Gjithsesi kjo nuk ndodhi dhe kuqezinjtë shijuan fitoren e parë.
Kuqezinjtë e futsallës pavarësisht fitores ndodhen në vendin e fundit pas katër ndeshjeve me tre pikë, po aq sa Danimarka dhe Ukraina e vendit të dytë megjithëse këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)