Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit në tokën mëmë, 5 futbollistë bashkohen me ekipin në Abu Dabi

Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit në tokën mëmë, 5 futbollistë bashkohen me ekipin në Abu Dabi

Futbollistet e kombetares duke u stervitur

Në ‘Niko Dovana’ të Durrësit kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite, që luhet të mërkurën në orën 16:30.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë 18 nga lojtarët e thirrur me mesfushorin Arbnor Muçolli, i cili është bashkuar të dielën mbrëma me grupin dhe është stërvitur rregullisht sot me ekipin. Tekniku Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike me lojtarët në këtë seancë, teksa ekipi do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin e ndeshjes të martën pasdite. Nisja për në Abu Dabi do të bëhet ditën e sotme në orën 18:00, ndërsa kuqezinjtë do mbërrijnë në orët e darkës ku do akomodohen direkt në hotel.

Pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dabi të hënën për t’u bërë pjesë e Kombëtares. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët janë të impenjuar këtë të diel me klubet e tyre. Ky test është një mundësië mjaft e mirë për lojtarët e spikatur të kampionatit që të tregojnë vlerat e tyre dhe të fitojnë shansin për të qenë sërish pjesë e Kombëtares kuqezi.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën