Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024 në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë. Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër.
Deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve, atë ndaj Azerbajxhanit.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte në orën 19:00 miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.6%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dendura të borës 'paralizojnë' aeroportin e Vjenës, anulohen 150 fluturime
20 Shkurt, 14:34
-
Shpenzime deri në 40 mijë euro nga buxheti i shtetit, kritika ministres së Austrisë për Ballon në Vjenë! E ftuar Elisa Spiropali dhe homologia nga Filipinet
13 Shkurt, 15:52
-
Pllakë përkujtimore në Graz të Austrisë në nder të poetit Lasgush Poradeci, Ambasadori Velaj: Mirënjohës që i hapët dyert shqiptarëve!
6 Shkurt, 16:47
-
Ministrja Sala takim me homologen austriake! Diskutime në disa fusha, përfshirë hartimin e një Marrëveshjeje të re bashkëpunimi në shëndetësi për periudhën 2026–2030
28 Janar, 09:09
-
Viena shtrëngon rripin! Shtëpitë muze të kompozitorëve legjendarë mbyllen përkohësisht, autoritetet: Duhet të kursejmë!
21 Janar, 19:28
-
E pafat Lara Colturi, renditet e 8-ta në pistën e Flachau! Lëshimin e dytë e mbylli e para
13 Janar, 22:17
-
Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi mrekullon në Austri, e mbyll vitin në podium! Renditet e treta në pistën e Semmering
28 Dhjetor 2025, 15:59
-
Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi e pafat, gabon në lëshimin e dytë në pistën e Austrisë dhe del pa pikë
27 Dhjetor 2025, 12:12
-
Spiropali në Vjenë për Këshillin Ministror të OSBE, në fokus parimet për sigurinë europiane
4 Dhjetor 2025, 10:44
-
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën 'Time To Decide Europe 2025'
2 Dhjetor 2025, 21:14
-
Turi i diplomacisë parlamentare për integrimin në BE, Peleshi takim me homologun në Austri: Duam të jemi me dinjitet në Evropë
25 Nëntor 2025, 14:54
-
Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Mbështetja juaj për integrimin europian ka bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë
25 Nëntor 2025, 14:41