Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbyllur pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen kundër Polonisë, e programuar për të hënë në 27 mars më 20:45. Dueli i Varshavës është i pari për trajnerin Sylvinho në krye të kuqezinjve. Përballja vlen për kualifikueset e grupit E të Europianit 2024, me trajnerin që do ketë të plotë grupin e ftuar.
Myrto Uzuni dhe Thomas Strakosha kanë lënë pas lëndimet fizike dhe në stërvitjen e sotme janë bashkuar me grupin. Të dy lojtarët vuanin problemet, teksa janë gati për stafin teknik.
Me dyer të mbyllura, sot futbollistët kanë bërë ushtime fizike më pas kanë qenë në lojë me topin. Forma duket e mirë, me trajnerin që pritet të luajë lojë sulmuese.
Nesër në mëngjes, Kombëtarja do udhëtojë për në Poloni dhe pasdite do zhvillojë seancën stërvitore zyrtare. Kujtojmë se për shkak të dëmtimeve me ekipet respektive, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Kastriot Dermaku, Adrian Bajrami, Keidi Bare dhe Armando Broja nuk janë të gatshëm për stafin e ri teknik të Kombëtares dhe nuk kanë qenë në listë për përballjen me Poloninë.