BARCELONË, Spanjë - Më 13 nëntor kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Andorrës në udhëtim (20:45), sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli është si një 'finale' për kuqezinjtë, kjo pasi një fitore në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do të thoshte zyrtarisht një vend në play-off e Kupës së Botës 2026 për Shqipërinë.

Të hënën Kombëtarja u grumbullua në Barcelonë, aty ku do vijojë përgatitjet për sfidën mjaft delikate. Thomas Strakosha, Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku munguan në stërvitjen e parë, duke u bashkuar në mbrëmje me ekipin. Tanimë Sylvinho e ka grupin e plotë për përgatitjet e sotme.

Gjendja e Gjimshitit dhe Arbër Hoxhës

Për të mos rënduar gjendjen e tyre fizike, stafi vendosi që Berat Gjimshiti (Atalanta) dhe Arbër Hoxha (Dinamo Zagreb) të stërviteshin në mënyrë të diferencuar në palestër, me fokus rikuperimin nga mbingarkesa e muskujve.

Pas Andorrës ndeshja me Anglinë

Nëse më 13 nëntor kuqezinjtë luajnë kundër Andorrës, tre ditë më vonë në Tiranë vjen Anglia e shumë yjeve. Sfida e 16 nëntorit në orën 18:00 do jetë e fundit për kuqezinjtë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës dhe pritshmëritë janë të larta.

Renditja në Grupin K kualifikues të Botërorit 2026: