FOTO+VIDEO/ Kombëtarja nis 'fluturimin' për në Gjermani, Sylvinho me dy dilema për formacionin

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur paraditen e kësaj të enjteje (ora 10:00) drejt Moldavisë, me një fluturim charter me "Air Albania" dhe avionin "Lasgushi". Kuqezinjtë luajnë nesër në orën 18:00 kundër vendasve, për ndeshjen e parafundit në grupi E kualifikues të Euro 2024.

Një pikë do bënte që tanët të shkonin në fazën finale të "Gjermani 2024" edhe zyrtarisht, ndërsa djemtë e Sylvinhos do kërkojnë tri pikët, duke qenë skuadra e vetme që ka mundur moldavët këtë edicion.

Në Kishinau, Shqipëria do zhvillojë stërvitjen sot në 17:00 me orën shqiptare, teksa në 16:15 trajneri Sylvinho do dalë para medieve. "Shqiponjat" do kërkojnë të ngrihen në fluturim që në Moldavi, teksa mbrëmja e së premtes mund të jetë ditë feste për të gjithë shqiptarët.

Sa i takon formacionit, Sylvinho ka dilemë në mesin e fushës. Dëmtimi muskular i Asllanit mund të bëjë që Bare të marrë vendin e tij, teksa në mbrojtje rikthehet Ismajli. Duket se braziliani do i besojë sërish Seferit në krahun e majtë të sulmit, duke lënë në stol Uzunin.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare (Asllani), Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
800 zemra kuqezi në stadium, Moldavia pije falas dhe koncert para ndeshjes së Kombëtares


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në Chisinau, për duelin e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë u mjafton djemve të Sylvinhos për të shkuar zyrtarisht në fazën finale të "Gjermani 2024", ndërsa do jenë 800 tifozë kuqezi në stadium.

Me një kapacitet prej 10.500 ulësesh, stadiumi Zimbru do kthehet në një arenë feste para ndeshjes. Me moldavët që kanë bërë një rrugëtim të mirë në këto kualifikuese dhe shpresojnë një rezultat pozitiv, tifozët do kenë pjesë falas dhe një orë e gjysmë para në stadium do ketë një koncert.

Kjo pritet që të afrojë më shumë tifozët para ndeshjes, për ta kthyer në një festë mbrëmjen e nesërme, edhe pse shanset që Moldavia të mposhtë tanët janë të pakëta.

Prej javësh tanimë të gjitha biletat e ndeshjes Moldavi - Shqipëri janë shitur dhe kjo tregon interesin e lartë që ka nga kundërshtarët e kuqezinjve për këtë duel.

Mesditën e së enjtes Kombëtarja kuqezi mbërriti në Chisinau, teksa pasdite do zhvillojë edhe stërvitjen e fundit gjenerale në stadiumin ku do zhvillohet sfida.

Ora 12:38
VIDEO/ Dy orë udhëtim me 'Lasgushin', Kombëtarja mbërrin në Moldavi

Pas dy orësh udhëtim me avionin "Lasgushi", Kombëtarja kuqezi ka mbërritur në Chisinau, kryeqytetin e Moldavisë ku nesër në orën 18:00 luhet ndeshja e grupit E për Euro 2024. Të nisur në orën 10:00 në Aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë, udhëtimi me charterin e "Air Albania" ka shkuar mirë dhe lojtarët pas mbërritjes në Moldavi i janë drejtuar hotelit, për të drekuar, pushuar dhe pasdite zhvilluar stërvitjen gjenerale.

 

 

Ora 12:13
Një pikë që vlen shumë, sa milionë euro fiton FSHF-ja nga kualifikimi i Kombëtares në Euro 24

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për grupin E të Euro 2024. Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Gjermani 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro, shifër kjo që do jetë e njëjtë për 24 ekipet pjesëmarrëse në këtë event.

Veç kësaj shume, UEFA akordon edhe bonese prej 1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim. Nëse tanët kalojnë grupin e fazës finale, një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh do kalonte në arkat e FSHF-së.

Veç saj, bonus prej 5 milionë eurosh do kishte edhe për secilin ekip që mbërrin në fazën gjysmëfinale. Mesa duket pika në Moldavi që do zyrtarizonte kalimin për në "Gjermani 2024" është shumë e rëndësishme për futbollin në vend.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?