Kombëtarja/ Sadiku-Laçi optimistë: Goli si ushqimi, duam 6 pikë për 2 ndeshjet

TIRANE-Sulmuesi Armando Sadiku dhe Qazim Laçi shprehen optimistë për të arritur te fitorja për dy ndeshjet e radhës për Ligën e Kombeve, 4 shtator përballë Bjellorusisë dhe 3 ditë më pas me Lituaninë. Sulmuesi kuqezi tha se vetëm fitoren kanë objektiv përballë Bjellorusisë dhe më pas Lituanisë.

"Për mua goli është si ushqimi. Në kombëtare është akoma më e veçantë, sepse është një ndjenjë që cdo futbollist do ta përjetojë atë, do të mundohem që të rikthehem te goli. Ne duhet ta marrim ndeshjen shumë seriozisht që në minutat e para, se mund të jenë në letër më dobët se ne, por nuk ka asnjë ekip të dobët. Duam tre pikët. Konkurrenca? Këtë e vendos trajneri, me Malagën kam luajtur 36 ndeshje, dhe jam i lumtur që u riktheva.

Do të jap më të mirën nëse trajneri do të më fushë në lojë. Këshilla nga Salihi? Hamdiu na ndihmon gjatë gjithë kohës në stërvitje, por s'kemi pasur shumë kohë të flasim. Do të kemi kohë ta përgatisim më mirë ndeshjen, të na tregojë ndonjë sekret për t'i shënuar Bjellorusisë. Kualitete kemi, i kemi mundësitë për të dalë të parët në grup. E ardhmja? Për momentin e mbylla me Levanten, po shqyrtoj ofertat, jam i përqendruar në kombëtare, më pas do të vendosim" tha ai.  

Më pas ishte radha e Qazim Laçit, i cili shpreson të debutojë. "Konkurrenca është e madhe për mua dhe të gjithë. Jemi shumë lojtarë që po lozim në Europë, po luftojmë për një vend. Unë e ndjej, e njoh mirë ekipin. Do të ishte krenari e madhe për mua të debutoja me kombëtaren, kam vite që po e pres. Me të gjitha moshat është gjë e mirë, por po luajta me ekipin A do të ishte akoma më mirë" tha ai.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë