Kombëtarja Shqiptare ndodhet nga dje në Izrael ku sot do të luajë në Beer Sheva kundër përfaqësueses vendasve ndeshjen e rëndësishme për fatin e Kombëtares në Ligën e Kombeve.
Pas dëmtimit të Frederik Veselit dhe Ylber Ramadani, trajneri Christian Panucci do të detyrohet të bëjë edhe një tjetër zëvendësim. Bëhet fjalë për portierin Alban Hoxha, i cili është dëmtuar. Për ta zëvëndësuar, Panucci ka thërritur për t’ju bashkangjitur skuadrës, portierit të ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati.
Gjithsesi trajneri Panucci u shfaq në humor në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin në Beer Sheva. Trajneri italian i kuqezinjve nuk dha detaje për formacionin dhe skemën, por siguroi që Shqipërinë e pret një ndeshje shumë e vështirë. Gjithsesi trajneri është shfaqur besimplotë se kuqezinjtë do dalin me sukses nga kjo sfidë.
Duket se në Kombëtare mbizotëron atmosferë optimiste…
Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t’i vëmë në vështirësi.
Mund ta zbuloni formacionin që do të luajë ndaj Izraelit?
Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam patur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci.
A ka probleme fizike skuadra? Është gati Grezda?
Grezda është rikuperuar, nuk ka probleme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t’i kemi në të ardhmen.
Në raport me takimin e “Elbasan Arenas”, çfarë ndeshje prisni?
Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgoë. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne.
A keni një koment për Balliun?
Jam i keqardhur për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t’i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionist.
Një vit më parë kemi fituar 0-3 me Izraelin, e keni parë atë ndeshje dhe si mendoni ta përsëritni?
Çdo ndeshje është histori më vete, shpresoj që ta përsëritim atë sukses.
Sa e njihni Izraelin dhe lojtarët e mirë të tij?
E njohim shumë mirë, sepse kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kemi lexuar se kanë disa ndryshime, por bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë.