Kombëtarja/ Sylvinho shton listën, në 'optikë' 39 emra

Kombëtarja/ Sylvinho shton listën, në 'optikë' 39 emra

Sylvinho

Kombëtarja shqiptare e futbollit është 'nën ethet' e Euro 2024. Kuqezinjtë prej 14 qershorit do jenë pjesë e grupit B me rivalë si Spanja, Italia dhe Kroacia, teksa mendja e stafit tanimë është në Gjermani.

Sylvinho dhe stafi teknik kanë filluar tanimë nga puna duke takuar lojtarë të veçantë, ndërsa shumë të tjerë janë "në lupë" nëpërmjet videove. Mësohet se stafi i kuqezinjve po vëzhgon një listë prej 39 futbollistësh, diçka më shumë se 11-të emra se e zakonshmja.

Për t'u veçuar edhe Rey Manaj që pret një ftesë pas paraqitjes fantastike dhe 19 golave këtë sezon me Sivasspor. Lushnjari do jetë në listën e ngushtë për miqësoret e marsit, aty ku trajneri do marrë më shumë përgjigje.

Kuqezinjtë luajnë më 22 mars kundër Kilit në Parma dhe tre ditë më vonë masin forcat me Suedinë në Stockholm. Për këto duele trajneri brazilian do afrojë 26 emra, kjo pasi do duhet të bëjë zgjedhje të guximshme, me UEFA-n që nuk lejon më shumë se 23 futbollistë në "Gjermani 2024".

Këtë fundjavë te golat dolën Manaj, Cikalleshi dhe Uzuni, ndërsa Broja ia doli të asistonte. Fakt është se Euro 2024 ka nisur për tanët dhe Kombëtarja po 'ngroh motorët'.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolen: 10/03/2024 23:20

    Kedo qe lojtar te therasi silvinio grupi eshte shume i veshtire ne euro 24

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik