Konyaspor fitoi këtë të shtunë 0-1 kundër Basaksehir në transfertë, sfidë që vlente për javën e katërt në Superligën e futbollit në Turqi. Ndeshja për miqtë u vendos nga goli i Sokol Cikalleshit në minutën e 53 të ndeshjes. Kavajasi ishte vendimtar për të tijtë, duke i dhuruar tri pikë me vlerë Konyas, në një ndeshje të luftuar.
Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim të bukur nga Guilherme, teksa e ndali sferën në rrjetë për golin me vlerën e tri pikëve. Ky ishte realizimi i tretë në katër ndeshje për sulmuesin, që duket në formë.
Përpara ndeshjeve të kuqezinjve të Sylvinhos me Çekinë dhe Poloninë të vlefshme për kualifikueset e grupit E në Euro 2024, Cikalleshi ka ‘përshëndetur’ me gol trajnerin e Kombëtares, duke kërkuar një fanellë titullari.
Kujtojmë se si Cikalleshi, Muçi, Seferi, Asani, Uzuni, Daku dhe Muja janë në formë të mirë, duke ndezur shpresat se golat nuk do mungojnë në dy ndeshjet deçizive të Europianit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Anis Mehmeti në superformë, shënon dopietë dhe thyen rekordin personal! 'Sms' Sylvinhos
13 Shkurt, 09:46
-
I lindur në Francë dhe pjesë e Mainz, Sylvinho bën gati afrimin e ri në Kombëtare
12 Shkurt, 08:53
-
Ardian Ismajli i dëmtuar, Sylvinho ndalet në Firenze! Takon mbrojtësin kuqezi
7 Shkurt, 12:10
-
Sylvinho 'zbarkon' në Bergamo, ndjek ndeshjen e Gjimshitit dhe uron kapitenin e Kombëtares
6 Shkurt, 10:14
-
Cristian Shpendi 'sms' Sylvinhos: Nëse më fton Italia, i them po
29 Janar, 11:59
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Sylvinho tur në Evropë, ndjek në stadium sulmuesin e Kombëtares
26 Janar, 15:12
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09
-
Pesë futbollistët e Kombëtares që janë ende pa ekip
8 Janar, 11:24
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10