Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola

Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola

Kombëtarja U-17 në 'Elbasan Arena'

Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me fitore raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, duke mposhtur të mërkurën Azerbajxhanin në “Elbasan Arena” me rezultatin e thellë 4-1.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Evangjelos Gjoka, i cili realizoi tre gola, ndërsa Gabriel Kulla vulosi suksesin e kuqezinjve me golin e tij.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar ndaj Azerbajxhanit: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Eros Ndrecka, Andreas Llana, Fabian Hallidri, Fabjano Nuhaj (C), Evangjelos Gjoka, Gabriel Kulla, Alen Vukaj, Arman Durmisi, Alex Ramku.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm dhe gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të me Gjokën. Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi me Kullën, Gjokën dhe Ramkun, por pa mundur të dyfishojnë avantazhin.

Në fillimin e pjesës së dytë, Azerbajxhani barazoi përkohësisht rezultatin me golin e Rzayevit. Megjithatë, Shqipëria reagoi shpejt dhe riktheu epërsinë në minutën e 53-të, sërish me Gjokën. Mesfushori vazhdoi paraqitjen e tij të shkëlqyer, duke realizuar edhe golin e tretë personal në minutën e 64-t. Në minutën e 76-të, Gabriel Kulla vulosi fitoren me golin e katërt.

Në fund ndeshja u mbyll me fitoren spektakolare të Shqipërisë 4-1. Kombëtarja U-17 do të luajë ndeshjen e dytë dhe të fundit të raundit ndaj Uellsit, më 25 mars, në orën 15:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi i Çernobilit dhe ndikimi në Shqipëri! Esencë-Report TV 

Shpërthimi i Çernobilit dhe ndikimi në Shqipëri! Esencë-Report TV