Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në ndeshjen e parë zyrtare ka barazuar 2-2 në miqësore kundër Maqedonisë së Veriut. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit kuqezinjtë kaluan dy herë në avantazh, por në fund u ndanë në ‘paqe’ me kundërshtarin e tyre. Gjithsesi rezultati në ndeshjen debutuese ishte në plan të dytë , pasi për trajnerin Nevil Dede kishte jo pak vështirësi.
"Për momentin jemi munduar të marrin një pjesë kryesore të elementeve që kemi informacione dhe që ne kemi vëzhguar, por ka edhe problematike pasi ndeshjet e moshës U-18 nuk korespondojnë me datat e UEFA-s dhe FIFA-s. Në këtë situatë na doli një problematikë që klubet nuk i lejonin lojtarët të grumbulloheshin."
Dede më tej foli edhe për raportin me trajnerin e ri të Kombëtares A Edi Reja, më të cilin ishte takuar një ditë pas prezantimit.
“Diskutimi ishte pozitiv, Reja ishte energjik dhe donte informacion për U-21 dhe U-19, do t’i ndjek nga afër. Ai do të stabilizojë formacionin dhe pastaj do të vëzhgojë lojtarët e talentuar.”
Ndërkohë portieri Fatmir Çeka për ndeshjen e tij të parë me Kombëtaren është shprehur:
“Të veshësh fanellën e kombëtares është një emocion i papërshkrueshëm dhe është ndienja më e bukur në botë. Të gjithë ata që e veshin fanellën e Kombëtares duhet të jenë krenar.”
Të enjten, po në stadiumin ‘Sopoti’ të Librazhdit do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore e Kombëtares U-18.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.8%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
37%
Vota total: 189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor, 17:52
-
Sfida e ‘superman’ në Tik Tok iu rrezikon jetën, 11 gjimnazistë në spital në Maqedoninë e Veriut
6 Dhjetor, 08:00
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02
-
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
21 Nëntor, 16:54
-
Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe
20 Nëntor, 11:20