Shqipëria U-19 i ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kualifikueset për Europianin 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 nga Izraeli, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Ekipi mik shënoi falë Zoabi (4'), Hazan (18', 55'), Khalaili (28'), Oli (52') dhe Magor (75') ndërsa formacioni i Ahmatajt nuk arriti që të dilte në asnjë moment në lojën e vet.

Shqipëria U-19 është pjesë e grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshjet kualifikuese luhen në Shqipëri, ndërsa ndeshja e radhës për kuqezinjtë e Ahamtajt është ndaj Danimarkës më 16 nëntor dhe më pas me Irlandën e Veriut më 19 nëntor.

Po dje u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit mes Irlandës së Veriut dhe Danimarkës. Në stadiumin “Niko Dovana” triumfuan danezët me rezultatin 4-0.

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19

Irlandë e Veriut – Danimarkë  0-4
Izrael – Shqipëri    6-0

Izrael – Irlandë e Veriut, 16 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”
Danimarkë – Shqipëri, 16 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”
Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”