Kombëtarja / Uzuni lë grumbullimin i dëmtuar, Berisha humb Kilin për probleme fizike! Sylvinho fton Alen Sherrin

Kombëtarja / Uzuni lë grumbullimin i dëmtuar, Berisha humb Kilin për probleme fizike! Sylvinho fton Alen Sherrin

Muçi dhe Laçi në stërvitje

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).

FSHF bën me dije se Myrto Uzuni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy miqësoret e marsit. Sulmuesi kuqezi ka një dëmtim në tendinën e Akilit dhe pas konsultave me stafin mjekësor është vendosur që Uzuni të kthehet te skuadra e Granada-s dhe të vijojë rikuperimin atje.

Sakaq, edhe portieri Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Kilit. Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e ekipit të Egnatias, Alen Sherri.

Pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë miqësore ndaj Kilit. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Parmës në Itali, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

Për sfidën ndaj Kilit të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumit “Ennio Tardini” kanë mundësinë për të blerë biletat e tyre në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Dëmtimet në Kombëtare, Sylvinho afron lojtarin e vetëm nga Superliga


Alen Sherri, portieri i Egnatias mban lart "flamurin" e Superligës në Kombëtare. Dëmtimi i Etrit Berishës ka bërë që shkodrani për herë të dytë të marrë një ftesë nga Sylvinho. Të paktën për ndeshjen kundër Kilit në Parma, Sherri do jetë mes tre portierëve të ekipit. Strakosha, Kastrati dhe Sherri janë fundorët e ekipit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë