Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë presin në Tiranë skuadrën e Serbisë më 7 qershor, ndërsa tre ditë më vonë përballemi kundër Letonisë në udhëtim.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho u stërvit pasditen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit”, me trajnerin i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç sulmuesit Rey Manaj, i cili kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.
Kombëtarja punoi në aspektin taktik, duke organizuar edhe një lojë brenda grupit. Për të shmangur që plani i tij të kuptohej, trajneri i përzieu skuadrat. Ajo që binte në sy ishte se përkrah Gjimshitit në qendër të mbrojtjes ishte Ajeti. Ndërkohë në sulm, Broja, Bajrami dhe Uzuni luanin në të njëjtën skuadër.
Ditën e sotme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Ajeti (Ismajli, Kumbulla), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi (Bajrami); Hoxha, Asani, Broja Trajner: Sylvinho
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Gjykata Administrative shqyrton nesër padinë e Veliajt për pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe kryebashkiaku
2 Prill, 17:48
-
Riorganizimi i PS, Rama nga njësia nr.14 në Tiranë: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë
2 Prill, 16:48
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27
-
Tentoi të vriste me armë zjarri të riun në Shkodër, arrestohet 32-vjeçari në kryeqytet! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT + VIDEO)
2 Prill, 11:27
-
Kreshnik Spahiu: Pse tifozëria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
2 Prill, 10:26
-
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet terren, Kosova rritje historike! Franca merr kreun
2 Prill, 08:57
-
'Tërmeti' i Kupës së Botës sjell pasoja në Itali, dorëhiqet Gabriele Gravina, pse Duka jo? Zgjedhjet e reja për kreun e Federatës së Futbollit Italian mbahen më 22 qershor
2 Prill, 08:39
-
Pasi mbeti jashtë Botërorit, Italia shënjestron kreun e federatës së futbollit! Në Shqipëri, Armando Dukës nuk i preket asnjë qime, për çfarëdo disfate
1 Prill, 19:53
-
Ambasada e SHBA: Grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objektiva të caktuara në Shqipëri! Qeveria: Asnjë shqetësim
1 Prill, 19:24
-
Riorganizimi i PS, Rama: Koha për energji të re dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët! Njësia 4 në Tiranë ndahet mes Gjylametit e Shalsit
1 Prill, 16:30
-
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë rrisin bashkëpunimin për përmirësimin e standardeve të vendimmarrjes
1 Prill, 16:29