Kombinat, Blushi: LIBRA, surpriza
e zgjedhjeve, largojmë të mëdhenjtë

Kombinat, Blushi: LIBRA, surpriza<br />e zgjedhjeve, largojmë të mëdhenjtë
Gjatë një takimi elektoral me banorë të zonës së Kombinatit, kreu i Libra-s, Ben Blushi, tha se Libra do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Ne fjalën e tij Ben Blushi, kryetar i partisë Libra, tha se Kombinati ka mbetur zona më e varfër në Tiranë.

“Ai ka mbetur nje kioskë! Kombinati ka qenë nga pasuritë më të mëdha që kemi trashëguar pas viteve 90.  

Keshtu e bënë Shqipërinë për 26 vjet Saliu, Edi Rama, Ilir Meta e me radhë. A dini gjë se kë keni deputete ju ne kombinat? A ju kanë ardhur 
ndonjëherë? Çfarë bëjnë ata kur vijnë tek ju?

Nga çadra s’keni asnjë deputet. Deputetët  e zonës tuaj kanë shkuar në parlament vetëm për të bërë dëme. Kanë votuar për të mbushur Shqipërinë me kanabis, apo kanë votuar për ligjin e arsimit të lartë si e si të lënë të rinjtë pa shkollë. Kanë votuar se si plehrat e Italisë të vijnë tek ju. Ju jeni njerëzit më të rrezikuar nga ndotja. Po hani ushqim të ndotur, po pini  ujë të ndotur dhe po merrni ajër të ndotur.  

Klasa politike  që ju keni votuar është më e degraduara në Evropë. Vjedh ilaçet e njerëzve, supën në spital, vjedh ujin e tyre dhe ajrin  e 
popullit"
, tha Blushi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët