“Horoskopi Babilonas” solli në teatrin ‘Skampa” në Elbasan situata komike që vendosin aktorin dhe spektatorin përballë realitetit, sa ironik aq edhe komik.
E rëndësishme për regjisorin Spiro Duni është që spektatori t’i ketë kuptuar drejt mesazhe e kësaj komedie.
“Besoj që ia arriti qëllimit edhe ishte një pritje e sinqertë për të rrokur mesazhin që duam të përcjellim ne në lidhje me patetizmin e shfrenuar që kemi nga një anë patriotik dhe nga ana tjetër dhe tema e dytë shumë e rëndësishme si e para që është marrëdhënia e individit me shtetin”, tha ai.
Loja e shkëlqyer e trupës së zgjedhur të aktorëve, e bënë këtë shfaqje argëtuese dhe plot surpriza. Kasti i aktorëve shprehet i lumtur për mënyrën sesi publiku elbasanase i priti .
“Ideja pikë së pari i ka lindur autorit Vangjel kozma që shquhet për penën e tij shumë të mirë që ka kapur me kaq zgjuarsi se me anë të horoskopit babilonas, ne shikojmë gjithë problematikat që ndodhin në ditët tona, përplasjet konfliktet qoftë dhe ato politike dhe sociale”, tha aktorja Flutura Kureta.
“Jam shumë i emocionuar duartrokitjet ju i patë vetë ishin të stuhishme faleminderit spektatorit që ishte i paranishëm në sallë”, vijoi aktori Eduart Çala.
“Komedia “Horoskopi babilonas” është një komedi gazmore një subjekt shumë i gjetur dhe mendoj se autori ka aitur të godasë ato që quhen gjërat shqiptare të kohës”, tha aktori Sokol Angjeli.
Horoskopi Babilonas do të prezantohet për publikun elbasanas edhe mbrëmjen e datës 2 dhe 3 nëntor.