Vasjan Lami me komedinë 'La Baby-Sitter’, kambanat bien për martesën në zgrip! Trio-ja Xhuvani, Fuga e Xhunga, përmes humorit, mesazhe për dashurinë!

Një dashuri në perëndim, ku secili nga bashkëshortët pas 13 viteve, ka humbur rrugën, duke devijuar nga shumëçka që i bashkoi në martesë...

Komedia franceze “La Baby Sitter”  me autor Rene de Obaldia-n, vihet dhe sot  e nesër në skenën e Teatrit Kombëtar nga artisti Vasjan Lami, për t’u rikujtuar çifteve, me ndihmë të dramaturgut, t’u mëshojnë vlerave e jo  veseve e të metave, për të konsoliduar raportin e tyre.

"Autori qëllimisht e ka trajtuar pjesën, në këtë fazë të agravuar të çiftit për të dhënë mesazhin se nuk duhet ta lësh dashurinë kaq gjatë pa ushqyer, pasi siç thuhet, ajo është si lulja, nëse nuk ushqehet thahet", shprehet regjisori Vasjan Lami.

Dy fëmijët vijnë në skenë vetëm përmes rrëfimit të Elvirës e Frenklin, bashkëshortëve të një marrëdhënie në krizë, që interpretohen nga Genc Fuga e Andia Xhunga...

"Kjo është një pjesë sa e vështirë aq edhe aktuale e kontemporane, me nota të lehta absurdi. Megjithatë është një pjesë e vërtetë, ku siç u kuptua edhe nga pritja, mesazhi vjen i qartë tek publiku", shprehet aktorja Andia Xhunga.

 


"Është një pjesë, ku reflektohet një kompeticion i çmendur mes bashkëshortëve, ku nuk dihet pse vrapohet. Një garë, ku ndonëse ti  je në mes të saj, kupton se nuk është gara jote. Një çift i zakonshëm, sepse në të shohim çifte të tëra, duke mbledhur pikë kundër njëri-tjetrit", shprehet aktori Genc Fuga.
 

Deri ku mund të shkojë zemërimi i akumuluar i dy bashkëshortëve?! Për t’i vënë në provë, dramaturgu de Obaldia, thërret në lojë një tjetër personazh.

"Ajo vrasje virtuale që ndodh, është në fakt vrasja e kohës së paushqyer me dashuri", shton Lami.

Luiza Xhuvani, sjell në skenë një dado të maskuar si murgeshë, që do të trondisë jetët e çiftit, deri në një vrasje të mundshme.

"Mendoj se nuk kishte rrugë tjetër, pëpos se të vrasësh 'pesekutoren' e t'i japësh jetë më pas, bashkëjetueses, bashkëshortes, bashkëudhëtares. Ne i kemi si toponime si fjalë, por rrallëherë i kuptojnë", thotë Fuga. 

Vrasja simbolike e së keqes që kishte infektuar themelet e martesës, sjell shpresën për rilindjen e saj.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë