Komedia “5 Djelmoshat” me regji të
Finos ngjitet në Teatrin Kombëta

Komedia “5 Djelmoshat” me regji të<br />Finos ngjitet në Teatrin Kombëta
Në Teatrin Kombëtar afron premiera më e re “5 Djelmoshat" me regji të Helidon Finos. Bëhet fjalë për një komedi që edhe pse luhet nga aktorë të rritur si Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Laert Vasili ,Gent Hazizi dhe Genti Deçka arrin të sjellë në qendër të vëmendjes botën fëmijëve.
 
Komedia “Pesë djelmoshat” do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar në datën 24 shkurt, ndërsa do të vijojë të shfaqet edhe në datat 25 e 26 Shkurt në orën 19.00. Publiku do të ndjek gjatë shfaqjes problematikat e 5 djelmoshave, në moshën 10-11 vjeçare. Loja ka një ndërthurje simbolike mes imazhit të fëmijëve dhe të rriturit dhe mënyra si është përthyer problematik në teatër është një shkundje e fortë për gjithë shoqërinë që i shmanget problemeve të adoleshencës.
 
“Loja e aktorëve është konceptuar që të na shtyjë drejt një reflektimi të sinqertë mbi atë që ndodh në botën e fëmijëve tanë, që është dhe bota jonë prej të rriturish, dikur fëmijë, ku ne hyjmë e dalim pa kuptuar gjurmët që mbeten në të, sikur të ishte një skutë e errët, që nuk na përket”, pohon regjisori Fino.
 
Premiera do të ketë edhe një skenografi interesante të ideuar nga Berina Kokona, e cila ka realizuar edhe kostumet e aktorëve. Aktorja e njohur Ema Andrea ka punuar me plastikën, ndërsa shfaqja ka edhe dy protagonistë të tjerë asistent regjisoren Algi Aga, dhe konsulentin psikolog Kliton Zguri. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore