Komente negative ndaj Robert Nofle se nuk lejoi Parashqevinë të takojë të birin, bashkëshortja e tij: S'jam përfshirë në çështje kujdestarie! Kemi marr kërcënime
Parashqevi Simaku me djalin e saj
Pas komenteve negative në faqen e Akademisë së muzikës për fëmijë në Nju Jork, “Voice Academy” NYC, ndaj Robert Nolfe se nuk ka lejuar Parashqevinë të takojë të birin, ka ardhur një reagim nga bashkëshortja e tij Katherine Nolfe.
Përmes një postimi në faqen e akademisë, të cilën ajo e menaxhon vet, Katherine thotë se asnjëherë nuk është përfshirë në asnjë çështje kujdestarie apo divorci, pasi ato janë ekskluzivisht mes Robertit dhe ish-bashkëshortit të tij.
Ajo sqaron se Roberti nuk është më pronar i akademisë por se ka punuar aty disa vite më parë, ndërsa thekson se familja e saj ka marr edhe kërcënime.
‘Dua të trajtoj disa thashetheme dhe keqinformata që qarkullojnë rreth Voice Academy NYC. Dua të sqaroj se Robi nuk është pronar apo themelues, ai ka punuar në Voice Academy disa vite më parë. Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë çështje paraburgimi apo gjykate, ato ishin rreptësisht midis Robit dhe ish-gruas së tij. Ju lutem mbajeni familjen dhe biznesin tim jashtë kësaj situate.
Kërkoj që të përmbaheni nga shkrimi i vlerësimeve negative në faqen e shkollës. Familja jonë ka marrë kërcënime gjë që është shumë shqetësuese. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë dhe na lejoni të vazhdojmë të punojmë. Ne kemi mësues të talentuar dhe të mrekullueshëm që duan të vazhdojnë të japin mësim. E di që situata është shumë e trishtueshme por në një notë pozitive e kuptoj që familjarët e lidhur po rilidhen dhe gjithçka është në një dritë të re pozitive për të cilën jam shumë mirënjohës’, shkruan ajo në Facebook.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
Vota total: 3764
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
VIDEO/ Vit i ri zakon i vjetër, Lionel Messi shënon me Inter Miamin! Polemika gjatë ndeshjes
19 Janar, 22:06
-
SHBA/ Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën
19 Janar, 20:15
-
Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
19 Janar, 20:01
-
Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit
19 Janar, 18:55
-
Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve
19 Janar, 17:50
-
Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?
19 Janar, 17:41
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
Trump rikthehet nesër në Shtëpinë e Bardhë, ceremonia e inaugurimit brenda Kapitol si Regan para 40 vitesh! Do betohet me Biblën e nënës së tij
19 Janar, 09:44
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
19 Janar, 07:37
-
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit
18 Janar, 20:52
nuk po e marrim vesh ,,pse e ndau ky roberti,,parashqevine,,,,dhe pse nuk e lejonte qe te takonte nenen e tij ,,per 10-15 vjet,,,,ai duhet takuar djali luka dhe te behet nje bisede me te,,ai eshte i madh tani, ,,dhe te pyetet,,a ka padur deshire te takoje nenen ,,dhe kush e ka ndaluar....dhe me avokat te merret i gjithe gjygji i ndarjes..aty do na dalin shume gjera....
Përgjigju