Komentuesi: Hap ndonjë vend
pune, Rama: Më jep numrin!

Komentuesi: Hap ndonjë vend<br />pune, Rama: Më jep numrin!
Pavarësisht se kryeministri Rama ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Francë, ai e ka gjetur kohën t'u kthejë përgjigje komenteve që vijnë në adresë të tij.

Dy prej komentuesve, kanë kritikuar kreun e qeverisë ku janë shprehur se kanë shumë pak rëndësi vizitat që ai bënë brenda dhe jashtë vendit, por rritja e pagave edhe për punonjësit privat jo vetëm për administratën por edhe të hap vende punë.
Por përgjigjja e tij i ka surprizuar të gjithë.

Ai u është përgjigjur se nëse kanë dëshirë të punojnë dhe kanë një zanat do t'ua gjej ai vendin e punë madje i ka kërkuar dhe numrin e celularit.
 
Qytetari: Ej ti ik e hajde kur t dush po me atë çmimin e nafts si do ja besh do e ulesh pak dhe ato taksat e larta. Ndonje vend pune do hapesh, ndonjë rritje rrogë për punonjsit privat ka apo vetem për administraten. Kto gjera ju interesojn shqiptarve e jo vizitat e tua.
Rama: Loni MaiMadhiitmdhajve cmimi i naftes ne Shqiperi ka brenda edhe taksen e automjetit, prandaj eshte me i larte se ne disa vende te rajonit qe taksen e marrin vec! Sa per vendet e punes ka plot mjafton te duash te punosh e te dish ndonje zanat po ashtu, nese e i ke keto te dyja me jep numrin te te tregoj ku i gjen. Dhe e fundit, nuk i rrit shteti rrogat e punetoreve tek privati o Loni ma i madhi i t’mdhajve
 
Qytetarja: Shife ket popull o Byrazer ndihmo hap vende Pune
Rama: Kiara, vende pune ka nese do te punosh dhe di ndonje zanat! Po i pate keto te dyja ma dergo numrin dhe t’i tregoj une ku jane.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja