Komentuesi:‘40% të pushteteve ia
fale Metës’,Rama:Mos na qaj hallin

Komentuesi:‘40% të pushteteve ia<br />fale Metës’,Rama:Mos na qaj hallin
Kryeministri Rama tashmë e ka thuajse të përditshëm interaktivitetin me komentuesit në rrjetet sociale.
 
Në shumicën e rasteve kreu i qeverisë zgjedh që t’u përgjigjet atyre më “rebelëve”, duke i këshilluar e shumë shpesh duke u korrigjuar edhe gabimet drejtshkrimore.
 
Komentuesi: Zoti Edi Rama 40%te pushteteve ja ke falur Ilir Metës, e 40% te pushteteve falja opzitës, e për socialistet merr një çifteli me një tel e futi në valle, ata të lozin ti bjeri çiftelisë se si artist që je duhet t’i biesh mirë.
 
Sytë ua zbardhe socialisteve, votat t’i japin socialistët “felat” e majme i hanë të tjerët. Me kryeministrin na ngjau si puna e Nastradinit që tha: Derisa e bëra gomarin të mos hajë ai ngordhi.
 
Shoh shumë rrallë socialistë të aftë në vende drejtuese në punë, kurse të paaftë mbijnë si puna e gjembave ngado që i kthen sytë. Arsyeja dihet se kompetencat e zgjedhjes nuk ja ke lënë bazës por i keni marrë ju e kjo ka sjellë shumë anomali. Gurin e arrën e keni marrë ju në dorë të tjerëve ju ke lënë në dorë çelësat. Duhet të ndryshoni mënyrën e qeverisjes.

Të respektohet baza, të zgjidhen hallet e kërkesat e bazës. Boll me llafe kur njerëzit shkojnë rrugës e llafosen me vete. Është koha për tu ulur këmbëkryq me bazën për t’i dëgjuar e zgjidhur hallet që ata kanë, ndryshe një ditë shpejt apo vonë do të ndëshkoheni nga ky popull.
 

Rama: Eqerem mos u qaj hallin socialisteve, se ka kush u'a qan rri pa asnjë merak; mos harro edukatën se je edhe goxha burrë e duhet të japësh shembull për të rinjtë kur flet; dhe mos e harro, jo fele po thele.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk