Kryeministri Edi Rama nuk iu ka shpëtuar kritikave të qytetarëve, pas një postimi të ditës së sotme, ku ai iu thoshte ‘mirëmëngjes’. Dy kanë qenë kritikat e forta të shumë komentuesve, që kanë vërshuar në ‘Facebook’-un e Ramës, teksa ky i fundit risillte në vëmendje ditët e vështira të përmbytjeve dhe punën e madhe për t’iu ardhur në ndihmë banorëve dhe rikthyer në normalitetit zonat e prekura.

Në vend të fjalës ‘përmbytje’, kryeministri ka zgjedhur të përdorë fjalën ‘aluvion’, gjë e cila nuk iu ka pëlqyer aspak qytetarëve dhe këtë e kanë treguar hapur, teksa kanë ‘shpërthyer’ me një sërë kritikash, përtej përgëzimeve për punën e jashtëzakonshme.

Një tjetër kritikë ndaj Ramës, i cili iu tregonte qytetarëve përmes fotove se si është pastruar Lungomare e Vlorës, ishte pikërisht fakti që duhet ‘pastruar’ më parë Parlamenti.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto dy pamje nga fushat sportive të Lungomares në Vlorë pas aluvionit të katër netëve me parë dhe mbrëmë”, shkruante Rama.

rama 1
(Postimi i kryeministrit Edi Rama)

rama 1
rama 1
(Disa nga komentet e qytetarëve në postimin e Ramës)

d.c./shqiptarja.com