Personazhet publikë shpesh herë kanë të dëshirë ta mbajnë larg kamerave jetën e tyre private por ndonjëherë është shumë e vështirë, sidomos kur martohesh.  Moderatorja sportive Vilma Mashai ka dhënë fund beqarisë një ditë më parë. Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës, Masha ka bërë betimet me partnerin e saj.

Këtë të fundit moderatorja ka dashur ta mbajë sekret, pasi siç është shprehur vetë Vilma ‘nuk i përket botës së spektaklit’. Gjithsesi shumë të ftuar në dasmën e moderatores kanë shprehur urimet duke komentuar në foton e publikuar nga vetë ajo. Dhe njëra prej tyre, mesa duket e ka harruar ‘premtimin’ dhe ka shkruar: “Te trashegoheni Vilma dhe Dori !Ju uroj nje jete te mrekullueshme, sikurse jeni dhe ju te dy !”


Komenti i bërë në foton e Vilma Mashës

Dhe në postimet e bëra në rrjetet sociale, kemi arritur të shohim vetëm një pjesë të fytyrës së Dorit. 

Foto e publikuar në rrjetet sociale

3/2