Komision 'Tahiri',PS:Duam kohë
PD:Absurde, po zhduken provat

Komision 'Tahiri',PS:Duam kohë<br />PD:Absurde, po zhduken provat<br /><br>
Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe problemin e drogës në vend. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho, dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, deklaruan se mazhoranca po zvarrit çështjen, në mënyrë që të zhduk provat dhe të largojë dëshmitarët.

“Çështja po zvarritet në mënyrë që të mund të eliminohen provat, të hiqen dëshmitarët, si me rastin e ekstradimit në Itali apo lirimin e Orest Sotës. Objekti i hetimit është i gjerë, ka objekt për dy-tre komisione hetimore. Kërkuan kohë për të parë më mirë kërkesën tonë dhe për të ardhur me një gjykim përfundimtar. Veprimet e ministrave, të policisë e prokurorisë, bazuar në indiciet që kemi këto institucione do hetohen nëse kanë kryer veprime apo jo.

Nëse do jetë e nevojshme do të thirret dhe Tahiri, apo përfshirë dhe kryeministrin. Nuk ka mbivendosje me Kuvendin, janë justifikime shabllon. Ne duam hetim administrativ mbi veprimin ose jo të legjislativit. Nuk hyjmë në çështje për të cilat Kushtetuta nuk na jep të drejtë”, tha Spaho.

Edhe Paloka pohoi të njëjtën gjë, duke e cilësuar absurde logjikën e mazhorancës për të kërkuar kohë lidhur me ngritjen e një komisioni të tillë hetimor.

“Nuk pengohet hetimi parlamentar. Qëndrimi i mazhorancës në konference ishte një ‘de javu’ sa herë opozita kërkon komision parlamentar. Logjika e tyre ishte absurde, sepse kërkuan kohë për të na ndryshuar objektin e hetimit. Nëse duam le të ngrejnë komision të tyre hetimor të hetojnë për ato që duan të na rekomandojnë ne. Rregullorja ua jep kohën, deri në dy javë, të shohim deri ku do shkojnë. Për ne është e qartë, nuk duam të hetojnë Tahirin dhe drogën në Shqipëri”, theksoi Paloka. 

Ndërkohë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca ka pranuar kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor, duke shtuar se duhet të ngrihet vetëm një komision që të përfshijë të tre çështjet e opozitës, dhe jo tre komisione. Balla hodhi poshtë pretendimin e Spahos se hetimet për Tahirin kanë përfunduar.

"Dikush ka shkruar kërkesën dhe dikush projektvendimin. Lidhur me kërkesën jemi dakord për komision hetimor, pasi Kushtetuesja e ka përcaktuar qartë ngritjen e komisionit. Ai që ka shkruar projektvendimin ose nuk e ka lexuar ose kërkesa nuk ka të bëjë me projektvendimin. Në çështjet e shtruara në projektvendim tejkalojnë kërkesën. Të drejtat e shumicës janë përcaktuar që vendimi të jetë brenda rregullores. Kërkesa e tyre në vendim ka tre komisione hetimore dhe jo një, ne jemi gati të ngrihen, por këto komisione të përmblidhen në një komision për të kursyer edhe shpenzimet e Kuvendit, por për të pasur vetëm një komision. Arsyet dihen, nuk kanë kauzë tani. Spaho tha që hetimet për Tahirin kanë përfunduar, nuk e di nga e ka dëgjuar. Ne kemi thënë që vendimin për ngritjen e komisionit ta sjellim në binarët e Kushtetutës", tha Balla.

Çfarë kërkohet dhe çfarë përcakton projektvendimi?
Gjithçka duan mund ta përfshijnë në planin e hetimit, por projektvendimi është detyrim për t’i qëndruar Gjykatës Kushtetuese. Le të fusin dhe mendojnë ç’të duan, por çdo deputet do të votojë në respekt të Kushtetutës. Komisioni i radhës i tyre, por edhe instrumente po përdoren nga opozita, Kuvendi ka hyrë në rrugën e normalitetit.

Ku tejkalohet Kushtetuta?
Së pari kontestimi i një vendimi të Kuvendit. Një vendimmarrje e kuvendit nuk t’ia japë përsëri Kuvendit për të konstatuar një vendim të kuvendit, por gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që ka tre kërkesa, ndër pikat e tyre, që PD thotë se prokuroria nuk paska buxhet të mjaftueshëm për të kryer hetimet, por çfarë pune ka PD që të dijë këtë? Ia thash kur të vijë buxheti të bëjmë një amendament për t’i shtuar fondet, por nuk kemi një kërkesë. Janë disa çështje, shkruesi i kërkesës dhe projektvendimit nuk i kanë lexuar.

A do i përgjigjet Rama pozitivisht nëse do të ketë ftesë nga komisioni?
Jemi të disponueshëm të gjithë për të respektuar të drejtën e të drejtës në komisione hetimore dhe kërkesës që bazohet në ligj dhe kodin e procedurës.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024