Komision parlamentar antikorrupsion, Meta: Manovër e Ramës për t'i ikur dështimeve skandalaze në këto 11 vjet

TIRANE- Partia Socialiste njoftoi se do të ndërmarrë një cikël të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Një projekt rezolutë e paraqitur dje parashikohet ngritja e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi

Presidenti i Partisë së Lirisë e quan këtë ‘përpjekje e dëshpëruar e Ramës për ti ikur dështimeve skandalaze në këto 11 vjet, ‘manovër dhe gënjeshtër e radhës’

"Si nuk i mjaftuan një njeriu 11 vite për të bërë reformat. Ky nuk la premtim e reformë pa premtuar por bëri vetmë Ramaformën. Dhe reformën në administratë e ktheu në Ramaformë” tha Meta në konferencë për gazetarët sot në mesditë.

Socialistët propozojnë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar, për të analizuar situatën dhe për të hartuar një Plan kombëtar veprimi, me kohështrirje afatgjatë, i cili të rekomandojë edhe ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale. Komisioni, ngjashëm me atë të Reformës në Drejtësi, gati 10 vite më parë, do të duhet të ketë dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Por a do të marrë pjesë PL në këtë komision?

“Nuk e kuptoj çfarë është ky komision i Posaçëm? Ky është një vend që falë rilindjes po bëhet laborator eksperimentesh të posaçme.  Janë shashka që nuk çudisin askënd. Nuk pret askush reforma nga Rama, reforma e vetme e Ramës është shpopulli” theksoi Meta.


Lajmi kryesor:

Rezoluta anti-korrupsion e PS, Alibeaj: Synon të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi! Refuzon ftesën e Ramës: PD s’bëhet pjesë e Komisionit të Posaçëm


S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 08/05/2024 15:00

    PS, PD, Rithemelesh, e PLsi mbani një flamur të korrupsionit. Plus që tani ju duhen emigrantë nga Azia për bizneset tuaja. Shqiptarët ju bën M...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja