Komisioneri Civil rrëzon
ministren e Arsimit Mirela Karabina

Komisioneri Civil rrëzon<br />ministren e Arsimit Mirela Karabina
Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil ka rrëzuar pretendimet e Ministres së Arsimit Mirela Karabina për parregullësitë e sekretarit të MAS Plarent Ndreca.

Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil Pranvera Strakosha ka rrëzuar sërish pretendimet e ministres teknike të Partisë Demokrtike. Në vendim nënvizohet se nuk është gjetur asnjë parregullsi në punën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca.

“Ministrja Karabina nuk ka paraqitur asnjë provë dhe asnjë fakt në lidhje me pretendimet e saj, duke i cilësuar të gjitha akuzat e renditura në kërkesën e Karabinës për lirimin e procedimit disiplinor si të pabaza”,- thuhet në vendimin e komisioneres.

Njëherësh në vendim theksohet se të gjithë urdhërat e ministres teknike Karabina që nga pezullimi i sekretarit të Përgjithshëm e deri te urdhëri për ndërprerjen e lejes së vitit për nëpunësit civile, jo vetëm që ishin pa asnjë bazë ligjore por nuk ekzistonte numri i protokollit, duke e bërë të pavlefshme çdo vendim.

Vendimi i plotë i Komisioneres Strakosha është publikuar, një ditë pasi ministrja teknike Karabina me anë të një njoftimi për shtyp, shprehet se lajmi i publikuar nga disa media dhe disa portale në vend, se në Ministrinë e Arsimit kishte shkuar struktura antikorrupsion e Kryeministrisë për të kontrolluar veprimtarinë e ministres nuk është i vërtetë.

Dhe sipas saj, struktura antikorrupion që ka mbërritur në ministri, nuk është për të verikuar punën e ministres, por “për zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017”

Urdhëri
Në të vërtetë, Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar inspektorët anti-korrupsion të ndërmarrin një kontroll në Ministrinë e Arsimit, pasi dyshohet se ky institucion ka kryer shkelje nën drejtimin e ministres teknike të PD, Mirela Karabina. Kontrolli do të nisë pasi Sekretari i Përgjithshëm në këtë institucion, Plarent Ndreca, dërgoi dy shkresa në Kryeministri për 35 shkelje ligjore që ai pretendon se i ka kryer ministrja Karabina.

Në urdhrin e Ramës thuhet se pas miratimit të rregullores lidhur me funksionet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion do të ushtrohet kontroll administrativ dhe ligjor në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, lidhur me zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017. Javët e fundit në Ministrinë e Arsimit ka patur një sërë përplasjesh mes ministres teknike dhe sekretarit të Përgjithshëm.
 
Komisioneri
Ministrja Karabina nuk ka paraqitur asnjë provë dhe asnjë fakt në lidhje me pretendimet e saj, duke i cilësuar të gjitha akuzat e renditura në kërkesën e Karabinës për lirimin e procedimit disiplinor si të pabaza
 
Kontrolli
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar inspektorët anti-korrupsion të ndërmarrin një kontroll në Ministrinë e Arsimit, pasi dyshohet se ky institucion ka kryer shkelje nën drejtimin e ministres teknike të PD, Mirela Karabina

dokumenta karabina

dokumenta karabina

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit