Komisioneri Hahn: BE nuk ka
të ardhme pa Ballkanin
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin
BRUKSEL-Komisioneri i BE për Zgjerimin,
Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin.
“Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë”, ka thënë Hahan.
Në profilin e tij në Twitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare.
“Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet”, ka thënë më tej Hahn.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7547
Votat totale janë unike