Komisioneri Hahn të hënën në vizitën e tij të parë në Shqipëri

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn do të vizitojë Tiranën më 23 dhe 24 mars 2015 për t'u takuar me autoritetet më të larta shqiptare dhe për të marrë pjesë në raundin e pestë të Dialogut të Nivelit tëLartë midis BE-së dhe Shqipërisë.
Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, të cilin Komisioneri Hahn do ta bashkë-kryesojë me Kryeministrin Edi Rama, synon të intensifikojë punën e Shqipërisë lidhur me reformat kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme tëprocesit të integrimit të vendit në BE.
Sipas njoftimit për shtyp, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Komisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Nishani, Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e opozitës Basha dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqerisë civile.
Ai do të vizitojë disa qendra kulturore në Tiranë, një projekt të finacuar nga BE si dhe do të ketë një diskutim mbi çështjet e ndërlidhjes e transportit me Qeverinë.
Në fund të vizitës, Komisioneri Hahn dhe Kryeministi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp./atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen