Komisioneri i vettingut/
zbardhen shkeljet e Saraçit

Komisioneri i vettingut/<br />zbardhen shkeljet e Saraçit<br>
Komisioni Disiplinor i përbërë prej tre anëtarësh të Kolegjit të Apelimit,  gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, është mbledhur sot për të shqyrtuar procedimin displinor kundër Komisionerit Publik Heral Saraçi, i cili po procedohet nga vetë institucionet e Vetting-ut për shkelje. Gjatë kësaj seance, Saraçi ka parashtruar tre kërkesa. Ai ka kërkuar një afat shtesë kohor për t’u mbrojtur. Saraçi shprehet se dokumentacioni i tij nuk është paraqitur ende.

“Një nga kërkesat ka të bëjë me zgjatjen e afatit që më është caktuar deri sot me 5 mars. Këtë e argumentoj duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të më dhënë mundësinë të mbroj të drejtat e mia në një proces të rregullt ligjor dhe brenda afateve të arsyeshme. Procedimi ka nisur nga data 14 shkurt dhe nga data 14 deri më sot janë rreth 20 ditë. Kohë e pamjaftueshme për mua që të verifikoj të gjithë dokumentacionin që më është vënë në dispozicion si nga ONM ashtu dhe nga Komisioni i Disiplinës në momentin u depozitua raporti. Për këtë arsye ndodhem në një pamundësi për të shfletuar një material prej 600 faqesh, pa llogaritur provat dhe faktet e mia që i kam këtu dhe nuk i kam depozituar akoma.”

Rastin e Saraçit e ka hetuar gjyqtarja Natasha Mulaj, e cila deklaron se Saraçi i ka thënë se është i njohur nga përformanca e OMN-së për materialet përkatëse.

“Kërkesa e dytë ka të bëjë për vetë natyrën e procesit i cili zhvillohet ndaj komisionerit publik dhe parashikon një sërë elementësh të supozuara për shkelje disiplinore që në të vërtetë janë veprimtaria e institucionit të komisionerëve publik. Deri më sot në procedurën e zhvilluar organi nuk është shprehur në lidhje me juridiksionin dhe kompetencën. Për këtë arsye do të doja të shpreheshit në lidhje me juridiksionin dhe kompetencën për të shqyrtuar të gjithë ato çështje që janë parashtruar në kërkesën e ONM.”

Heral Saraçi ka kërkuar në këtë proces Kuvendin si palë e drejtpërdrejtë. Ai ka është shprehur se anëtarët e vettingut janë të zgjedhur nga kuvendi.

“Kam kërkuar gjithashtu që duke qenë se institucionet e vettingut janë institucione publike kushtetuese  dhe janë të zgjedhura nga Kuvendi si palë e interesuar dhe me një interes legjitim në këtë proces duhet të jetë dhe Kuvendi i Shqipërisë.”

erald saraci
Herald Saraçi

Kërkesa e Heral Saraçit për shtyrje të seancës nuk pranohet. Sokol Çomo shprehet se kërkesa për shtyrjen e afatit është në kundërshtim me ligjin dhe se Kuvendi nuk ka interes të drejtëpërdejtë me çështjen në fjalë.

“Saraçi është njoftuar në kohë. Kërkesa për shtyrje të afatit është në kundërshtim me ligjin. Lidhur me kërkesën që të thirret Kuvendi, nuk rezulton që Kuvendi të ketë interes të drejtpërdrejte. Të 3 kërkesat janë të papranushme”, është shprehur Sokol Çomo.

Gjyqtarja hetuese Natasha Mujaj deklaron se ONM ka kërkuar përjashtimin e Heral Saracit për shkak së ai nuk ka miratuar rregulloren.

“Ka te dhëna për fillimin e hetimit. Përgjatë hetimit, pasi jam njohur me materialet e depozituara nga ONM kam rezultuar se: Saraçi nuk ka miratuar rregulloren. Ka pasur padokordësi me komisionerin Ballysa. Ai ka paraqitur në janar 2017 një draft rregulloreje tjetër pavarësisht se kishte rënë dakord për një draft tjetër me ONM” deklaron gjyqtarja.

Muja shton se Saraçi ka rekrutuar punonjësit duke i lënë pa kontrata.

Saraçi nënshkroi dy kontrata pune me dy persona, për këto kontrata duhet të binin dakord dy komisionerët.”

Anëtari i komisionit, Ardjan Hajdari ka shprehur se Saraçi ka penguar procesin e rekrutimeve dhe se ka pasur qëndrim jokorrekt.

Heral Saraci, nga ana e tij, ka kërkuar të mbrohet.

“Kërkoj të mbrohem me avokat.”

“Jeni njoftuar në kohë. Duam t’ju dëgjojmë juve jo avokatin", është përgjigjur Çomo.

Çomo ka pyetur Saraçin për arsyen pse nuk ka marr avokat që nga data 27 shkurt që është njoftuar për hetimin.

“Kam mbledhur faktet. Përgjatë këtyre ditëve kam mbledhur dokumentacionet”, është përgjigjur Saraçi.

“Kemi afat 15 ditë për të mbyllur këtë procedim. Sa mendoni se ju duhet afati për të respektuar 15 ditë kalendarike?”, i është drejtuar Çomo .

“Më duhet afat deri në 8 mars”, është shprehur Saraçi.

Sokol Çomo ka deklaruar se do të bëhet një tërheqje nga konsulta.

Është marrë vendimi që seanca të shtyhet me datë 7 mars.

kolegji
Seanca në Kolegjin e Apelimit

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im