Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi takohet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi takohet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara

Komisioneri Dervishi në SHBA

SHBA - Mbrojtja e të dhënave personale në optikën e bashkëpunimit ndërkombëtar ishte në fokus të takimeve të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, me zyrtarë të lartë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto takime ishin pjesë e agjendës së “Ditës së Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave”, në kuadër të Samitit Vjetor të Privatësisë, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Privatësisë (International Association of  Privacy Professionals - IAPP).

Në to morën pjesë, gjithashtu, edhe Komisionerët e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Kanadasë, Presidentja e Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave (EDPB), Supervizori Evropian i Mbrojtes së të Dhënave (EDPS), si dhe përfaqësues të shquar të shoqërisë civile.

Si pjesë e kësaj agjende, u zhvillua dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë, që u bashkëdrejtua nga z. Rohit Chopra - Drejtor i Byrosë së Mbrojtjes Financiare të Konsumatorëve, znj. Deirdre Mulligan -  Zv/shefe për Teknologjinë në Zyrën e Shtëpisë së Bardhë për Politikat e Shkencës dhe Teknologjisë dhe znj. Becky Richards - Shefe e të Drejtave Civile, Privatësisë dhe Transparencës në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare; me pjesëmarrjen edhe të z. Peter Winn - Zv/shef i Privatësisë dhe të Drejtave Civile në Departamentin e Drejtësisë dhe znj. Neema Singh Guliani - Zv/ndihmëse Sekretare për Shërbimet e Industrisë dhe Analizën në Departamentin e Tregtisë.

Diskutimet u fokusuan në çështje të rëndësishme, duke marrë në konsideratë përparimin teknologjik, flukset e të dhënave personale në një ekonomi të ndërlidhur globalisht dhe sfidat për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.

Po ashtu, u zhvillua edhe një pritje në Komisionin Federal të Tregtisë nga kreu i saj, znj. Lina Khan, ku zyrtarët e lartë patën rastin të diskutonin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për standardet më bashkëkohore në mbrojtjen e të dhënave personale.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite