Komisioneri për Migrimin: T’i
hapim rrugën në BE Shqipërisë 

Komisioneri për Migrimin: T’i<br />hapim rrugën në BE Shqipërisë <br>
BRUKSEL-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupos, i cili garantoi mbështetjen për procesin e integrimit në BE.

 

Komisioneri vlerësoi masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër kultivimit të kanabisit, menaxhimit të integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit të parregullt dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar.

 

Komisioneri Avramopoulos: Zhvillova një takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë dhe një mik i mirë, me të cilin biseduam mbi të gjitha çështjet e lidhura me perspektivën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane.

Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t’i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment.

Ndaj sërish ju uroj mirëseardhjen, Z. Ministër! Jam i sigurt se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në të ardhmen në të gjitha nivelet.

Unë do të vijoj të mbështes dhe të jem krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Ministri Xhafaj: Ishte një kënaqësi e veçantë takimi me Komisionerin Avramolupos, sepse para së gjithash takova një mik shumë të mirë të Shqipërisë, i cili ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për shqiptarët në çështjet e integrimit të tyre.

Komisioneri është një mbështetës i madh i aspiratave të popullit shqiptar, të vendit tim drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Europian, por njëkohësisht është një mbështetës shumë i rëndësishëm për ne lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik në Shqipëri.

Unë shpresoj dhe besoj që nën kujdesin e tij, me mbështetjen e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian.

Unë shpresoj dhe besoj dhe kjo është një ftesë që dëshiroj t’ia bëj publikisht Komisionerit, që ai shumë shpejt të ketë mundësi të jetë në Tiranë për t'u njohur me rezultatet e gjithë këtij procesi dhe njëkohësisht me hapat e mëtejshëm që ne duam të hedhim në këto fusha të rëndësishme.

Komisioneri Avramopulos: Pikat kryesore të diskutimit tonë gjatë takimit të sotëm ishin sigurisht emigracioni, kriza e refugjatëve, lufta jonë e përbashkët kundër terrorizmit, radikalizimit, dhe kundër krimit të organizuar.

Dhe siç e thashë më parë, Shqipëria do të ketë mbështetjen tonë të plotë dhe do të kem kënaqësinë që të vizitoj Tiranën shumë shpejt.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw