Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që nuk rrezikon vendet e rajonit

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që nuk rrezikon vendet e rajonit

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha sot se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të pajtohen për një zgjidhje që nuk paraqet rrezik për vendet tjera të rajonit.

Ai i bëri këto komente të të enjten në një debat me Komisionin për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian lidhur me samitin e një ditë më parë ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë debatit një pjesë e deputetëve evropianë, përfshirë edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ngritën shqetësimet pas një deklarate të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell rreth marrëveshjes së mundshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dy ditë më parë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Borrell nuk e ka përjashtuar  idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia dhe tha se “nëse palët merren vesh, BE nuk mund të jetë me katolike sesa Papa”.

Borrel tha se ‘BE-ja ka marrëveshje për bashkëpunim me Kosovën. Kjo dëshmon se ne pranojmë se diçka që quhet “Kosovë” ekziston. Ne nuk nënshkruajmë marrëveshje me dikë që nuk ekziston. Në anën tjetër, njohja si shtet nuk është çështje për Bashkimin Evropian sepse kjo nuk është në kapacitetet e saj por është kompetencë e shteteve anëtare.

Oliver Varhelyi, tha sot se “qëndrimi ynë ishte shumë i qartë që nga fillimi. Thelbësore është që të dyja vendet të pajtohen për një zgjidhje që është e pranueshme për to dhe që nuk paraqet asnjë rrezik për asnjë vendet tjera në rajon. Kur të arrijmë atje, mund të shohim për elementet tjera. Në këtë kuadër, shkëmbimi i territoreve nuk është një çështje apo është një çështje e dorës së dytë. E domosdoshme është që palët të jenë në tryezën e bisedimeve dhe të angazhohen mirëfilli për një zgjidhje”, tha ai.

Deklarata e Borrell nxiti shumë reagime në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi, tha se “Kosova është vend i pavarur dhe sovran i njohur prej shumicës së vendeve të BE-së. Dialogu duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane, por këtë realitet nuk mund ta ndryshojë askush. Unë nuk jam këtu që të komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shkroi në facebook se “askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovë, në qoftë se ne i besojmë vetvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë. Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojmë me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni