Komisari i ri për zgjerimin e BE, hungarezi Oliver Varhelyi më 16 janar do të vizitojë Tiranën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Varhelyi do të kryej disa takime me zyrtarë të lartë të politikës shqiptare. Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një vizitë edhe në Shkup.
Oliver Varhelyi është një nga mbështetësit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Pak kohë më parë ai deklaroi se ka pasur diskutime "të hapura, konstruktive dhe inkurajuese"me Francën dhe Holandën për zgjerimin e ardhshëm të BE me Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu ai është shprehur se në pranverë duhet të punohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Verhelyi ishte një gabim mos hapja e negociatave në tetor dhe kështu BE sipas tij duhet ta rregullojë këtë gabim.