KPA mbyll hetimet për gjyqtarin e Kushtetueses, Besnik Muçin, vendimi jepet në nëntor

KPA mbyll hetimet për gjyqtarin e Kushtetueses, Besnik Muçin, vendimi jepet në nëntor

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muça u paraqit ditën e sotme para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku pasi u dëgjuan palët, u vendos që vendimi përfundimtar të jepet në datën 12 nëntor, ora 12:00.

Ishte Komisioneri Publik, i cili apeloi vendimin e KPA, me arsyetimin se ai nuk e justifikon pasurinë, si dhe ka kontakte të papërshtatshme.

Gjyqtari Muçi ka deklaruar para KPA se aktet dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërritur, duke kërkuar më shumë kohë, por kjo kërkesë e tij është refuzuar nga KPA, duke e cilësuar atë si të pabazë.

“Aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërritur. Kam konfirmuar që është nisur nga posta turke, por nuk ja mbërritur në atë shqiptare. Nëse me jepni kohën e nevojshme, deri në mbërritjen e tyre.”-është shprehur Muçi.

Po ashtu, ai është shprehur se qëndrimi i KPK, lidhur me shpenzimet për jetesë të subjekteve, ka qenë duke iu referuar INSTAT-it.

Lidhur me pasurinë, Muçi është shprehur se komisioneri pretendon një diferencë financiare prej 600 mijë lekësh te ndarë në 3 vite.

“ILDKP dhe INSTAT kanë përdorur shifra mesatare të ndryshme për shpenzimet e një familjeje me 4 persona. Shpenzimet për jetesë nuk mund të jenë fikse gjatë 9 viteve. Krijohet një raport i pafavorshëm të ardhura-shpenzime. Shpenzimet për jetesë të vlerësuara nga 2003-06 ILDKPI ka përdorur mesataren kombëtare. Shpenzimet për jetesë për familjen time duhet të llogariten në të njëjtën mënyrë siç janë llogaritur edhe për kolegët e mi.”-ka theksuar Muçi.

Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Komisioneri Publik ka deklaruar se analiza e të dhënave është bërë sipas deklarimeve të subjektit.

“Shpenzimet për jetesë për familjen time duhet të llogariten në të njëjtën mënyrë siç janë llogaritur edhe për kolegët e mi. Analiza e të dhënave është bërë sipas deklarimeve të subjektit.”-ka theksuar Komisioneri Publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 07/11/2019 15:35

    Shkarkojeni kete hajdut.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!