TIRANË - Ramiz Lala, ish-Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër, ka kaluar përfundimisht vettingun. Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaccëm i Apelimit, i cili ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK që u ankimua nga komisioneri publik.
"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala", thuhet ndër të tjera në njoftimin e KPA.
Gjyqtari Ramiz Lala u konfirmua në detyrë më 26 korrik 2019 nga KPK. Vendimi erdhi pas hetimit të kryer në të tre kriteret e rivlerësimit. Hetimi i KPK-së u fokusua në një apartament prej 86.6 m2 në Tiranë, një sipërfaqe trualli të ndodhur në Paskuqan të Tiranës si dhe mbi një ndërtesë dy-katëshe të ngritur në këtë truall. Gjithashtu, pjesë e verifikimeve u bënë edhe të ardhurat në vitet 2003-2006 nga puna si avokat, për të cilat gjyqtarit Lala iu kalua barra e provës dhe ai dorëzoi dokumente shtesë në KPK, që sollën përmbysjen e balancës negative.
Ramiz Lala e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2010 në gjykatën e Përmetit. Ai ka kryer më parë aktivitet privat në vitet 2000-2006, ka punuar në aeroportin e Kukësit si dhe në një periudhë të shkurtër në Ministrinë e Drejtësisë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
37.5%
-
I keq
18.8%
-
As i mirë as i keq
43.8%
Vota total: 16
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19