Komisionet e Kuvendit, ratifikojnë
javën tjetër disa marrëveshje financire

Komisionet e përherëshme të Kuvendit do të ratifikojnë javën që vjen disa marrëveshje të rëndësishme financire.

Sipas axhendës së publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë të shtunën, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, do të shqyrtojë e miratojë projektligjet “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit në fushën “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (IPARD)” dhe “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2013, për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka në rend të ditës, Shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe protokollit të zbatimit për asistencën financiare, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”. “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e financimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, alokim i vitit 2014, në kuadër të instrumentit IPA II”, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2013, për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespës”. Shqyrtimi i projektligjit “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe bashkësive nën presion”.

Ndërsa Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik,diskuton në parim projektligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” dhe Raportin për veprimtarinë 1-vjecare të AMA-s për vitin 2015. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskuton nen për nen i projektligjit “Për menaxhimin e kimikateve” ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut